Situatë shqetësuese në QKUK: Vdes edhe personi i dytë nga fruthi


E hënë, 16 Tetor 2017

Zyrtarët e QKUK’së, kanë thënë se edhe përkundër kujdesit intensiv  të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, 37 vjeçari nuk ka mundur që t’i mbijetojë epidemisë

“Ju konfirmoj se sot rreth orës 13:30, është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, para 2 muje ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ndërkohë qe më shumë se 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infketive”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të QKUK’së.
Express, gjatë ditës së sotme ka raportuar se 37 vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore. ai ka qenë duke u trajtuar në intenzivë.

Ndërkohë mbi 140 pacientë, që nga muaji qershor i këtij viti e deri më sot, kanë kërkuar trajtim nga epidemia e fruthit në Klinikën Infektive në QKUK. Nga këta pacientë, një foshnjë ka vdekur, ndërsa edhe 2 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.  Kështu ka deklaruar të hënen për Gazetën Express drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani.

Epidemisë së fruthit nuk i kanë shpëtuar as stafi mjekësor i Klinikës Infektive. Katër mjekë të kësaj Klinike, të cilët kanë pasur kontakt me pacientët e sëmurë, janë prekur nga fruth.

Etiketa: ,
Të fundit