S`ka liberalizim vizash as këtë vit për Kosovën


E hënë, 19 Shtator 2016

Prishtinë – Të mësuar me premtime tash e gjashtë vjet se “së shpejti do të liberalizohen vizat”, qytetarët e Kosovës duhet ta kenë humbur edhe orientimin, edhe kuptimin e fjalisë “së shpejti”.

Kur në pranverë Komisioni Evropian dha mendimin përfundimtar, pozitiv por të kushtëzuar, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe përmendi edhe dy kushte, kjo në Kosovë shkaktoj një entuziazëm të madh dhe bëri që përfaqësues të Qeverisë të nxitojnë për të premtuar se liberalizimi do të ndodhë shumë shpejt.

Përsëri më i pamaturi në premtime të tilla ishte presidenti Hashim Thaçi, i cili porositi se liberalizimi tash është vetëm “çështje ditësh”. Por prapë prej atëherë tashmë kanë kaluar pesë muaj e në vend të afrimit, momenti i liberalizimit të vizave është larguar, shkruan sot Koha Ditore.

Etiketa: ,
Të fundit