Skandal në UP: Testet shpërndahen 1 ditë para provimit


E enjte, 6 Nëntor 2014

20141106173315329

Fakulteti Filozofik, gjegjësisht Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës është përfshirë në një skandal të thellë.

Gazeta Blic ka arritur që të siguroj testet e këtij departamenti për provimin pranues në studimet Master, drejtimi “Psikologji shkollore dhe Këshillim”, i cili u mbajtë më datë 27 tetor. Sipas burimeve të Gazetës Blic testet kanë “rrjedhur” me datë 26 tetor, pra një ditë para se të mbahej testi.
Gazeta Blic ka mësuar se janë disa persona që u ka “rënë” testi në duar një ditë më herët, falë të cilit edhe kanë arritur që të pranohen në studimet Master.
Sipas burimeve, shumë studentë të dalluar dhe me mesatare edhe më të lartë nuk kanë arritur që të kalojnë provimin, për faktin se “rrjedhja” e testit, që dyshohet të jetë bërë nga një pjesë e stafit të këtij departamenti, i ka dëmtuar rëndë këta kandidatë.
Ndërkohë, siç shihet edhe në fletën për “Udhëzimet paraprake për provimin pranues”, pos stilolapsave dhe dokumenteve të identifikimit, kandidatët e kanë pasur të ndaluar që të mbajnë telefon gjatë kohës së nënshtrimit të testit, në mënyrë që të mos mund të rrjedhin testet.

Të fundit