E hënë, 19 Shtator 2016
Prishtinë – Një vajzë e moshës rreth 12 vjeçare ka kërcyer nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku sot intervenoi policia e Kosovës për t’i larguar banorët nga ky objekt banesor.
Vajza është dërguar në QKUK dhe thuhet se është në gjendje kritike, raporton Telegrafi.
Sipas familjarëve, vajza që ka kërcyer nga ballkoni i banesës është me sindromin down dhe ishte e traumatizuar si pasojë e ndërhyrjes së sotme të policisë për largimin e banorëve nga banesat, ku thuhet se ata po qëndrojnë në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999, thuajse të tjerët para luftës që qëndronin aty ishin legal, kur dihet që në ato vende jetonin kolonët serb të shpërngulur nga lufta e Bosnjës…