Skandaloze: BE tërthorazi kundër ndërtimit të xhamisë së Ibrit [video]


E diel, 24 Korrik 2016

xhamia e ibrit

Mitrovicë – Rindërtimi i xhamisë së Ibrit nuk është pjesë e marrëveshjes për revitalizimin e urës, thonë në zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Xhaminë e ndërtuar qysh në vitin 1778 në veri të Mitrovicës, pranë Urës së Ibrit, në prill të vitit 1999 e dogjën forcat serbe, kurse një muaj më pas ajo u rrafshua me ekskavator.

[youtube DTuaSqUz-dE]

Tash, xhamia që gjendej në urën që ndan qytetin në dysh, ka gjasa që mos të rindërtohet.

Duke mos dhënë më shumë detaje për këtë çështje në zyrën e BE-së për Kosov,ë thonë që është koha për të hequr barrikadën dhe normalizimin e situatës Mitrovicë, siç parashihet me marrëveshjen për lëvizjen e lirë nga gushtin i vitit të kaluar. /Tribuna Channel/

Të fundit