Skandaloze: Pacientët e vdekur në spitalet private varroseshin pa autopsi


E enjte, 16 Tetor 2014

Nga 200 pacientë, të cilët dyshohet se kishin vdekur gjatë periudhës sa ishin trajtuar në dy spitalet private, Internacional Medicine Hospital dhe Intermed, përkatësisht EDA, vetëm 10 prej tyre janë dërguar për autopsi, raporton KTV.

Duke lënë kështu në amulli shkaktarin e vdekjes së tyre.

Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë ka nisur hetimet për 141 pacientë të vdekur në spitalin Internacional Medicine Hospital dhe për 70 të tjerë në Spitalin Intermend.

Këtë e ka konfirmuar prokurori i rastit, Besim Kelmendi.

E se pothuajse mbi 190 pacientëve të vdekur nuk u ishte kryer obduksioni e konfirmon edhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili tashmë të dhënat për këto pak vdekje që janë verifikuar i ka dërguar në Prokurorinë Speciale.

Mirëpo, ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, nuk i duken shqetësuese shifra prej 200 të vdekurish, të cilët dyshohet se kishin vdekur gjatë intervenimeve në këto dy spitale në periudhën kur MSh kishte marrëveshje bashkëpunimi me këto dy spitale.

Prokurori i rastit, Besim Kelmendi, gjithashtu ka bërë të ditur se “që nga dita e arrestimit të mjekëve çdo ditë në zyrat e kësaj prokurorie janë paraqitur së paku nga dy apo tre persona për të paraqitur dëshmitë e tyre dhe për të bashkëpunuar me prokurorinë”.

Etiketa: ,
Të fundit