E mërkurë, 26 Gusht 2015
<img src="http://prizrenpost.com/al/wp-content/uploads/2015/08/image1-620×463.jpg" alt="image1-620×463" width="100%" height="AT KRYESORE
Josa dhe kampionët e Shqipërisë dje në orën 12:00 të mesditës kanë mbërritur në Kroaci, duke shpresuar sot te ndonjë mrekulli që mund t’i çojë në grupet e Championsit. Ndeshja në orën 20:45
Nga Zagrebi, Tonin Frroku
1-2 do të humbiste Skënderbeu ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” ndërkohë që sot erdhi ora e së vërtetës, ai moment që të paktën lojtarët, stafi drejtues dhe presidenti mendojnë se do të bëjnë mrekullinë. Të gjithë e dinë shumë mirë që Skënderbeu e ka më shumë se të vështirë të shkojë në Grupet e Ligës së Kampioneve, por ai 1% shans që ka mbetur pse jo të mos bëhet pikërisht realitet sonte në mbrëmje në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit. Udhëtimi i Skënderbeut nisi dje qysh në mëngjes dhe ja cili ka qenë itinerari i mbërritjes së kampionëve në Zagreb.
Ora: 08:00 – Kampionët e Shqipërisë dje janë ngritur më herët se ditët e tjera, ndërkohë që në orën 07:00 të mëngjesit futbollistët janë zgjuar për të konsumuar mëngjesin deri në orën 07:45. Në këtë orë, pjesa më e madhe e skuadrës hipën në autobus për t’u nisur në drejtim të Rinasit, ndërkohë që një pjesë e titullarëve dhe trajneri Mirel Josa vijnë nga pas me makina private të shoqëruar së bashku me presidentin Ardjan Takaj dhe zëvendëspresidentin Arlind Boshku, menaxherin Gerhard Takaj dhe një staf edhe më u gjerë.
Ora 09:00 – Skënderbeu mbërrin në Rinas, ndërkohë që bashkohen të gjithë bashkë, dhe pas çekinit në aeroport ka pasur një kontroll të rreptë nga pika kufitare dhe më pas gjithçka është gati për udhëtimin e Skënderbeut në drejtim të Zagrebit.
Ora: 10:47 – Ishte parashikuar ora 10:00 si orari i nisjes, por që në fakt ngritja nga Shqipëria është bërë 47 minuta më vonë, pasi janë vendosur të gjitha çantat e futbollistëve në vendin e duhur. Skënderbeu dhe të gjithë ata që kanë qenë në charter ku duhet thënë se ka qenë plot e përplot ka nisur udhëtimin në orën 10:47 minuta. 110 vende kanë qenë në dispozicion të stafit, tifozëve, drejtuesve, futbollistëve dhe gazetarëve që kanë qenë të shumtë në këtë udhëtim të Skënderbeut. Shakatë në charter kanë qenë më shumë se të mëdha, ndërkohë që futbollistët janë dukur më shumë se optimistë në këtë udhëtim jo pak vendim” class=”alignnone size-full wp-image-16586″ />