Sllovakia: Kosova e ka të vështirë t’i afrohet BE-së


E enjte, 1 Maj 2014

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se pas anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, janë edhe disa vende të tjera, të gatshme për anëtarësim, por Kosova nuk është njëra prej tyre.

“Nëse flasim për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, afrimi do të jetë tejet i vështirë, sepse janë ende 5 anëtare të BE-së që kanë kundërshtime të qarta. Sipas mendimit tonë, është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të paramendoj ndonjë afrim”, ka thënë Fico me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Sllovakisë në BE, transmeton “REL”.

Pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës janë Sllovakia, Greqia, Spanja, Qipro dhe Rumania.