E enjte, 7 Qershor 2018 
Beograd – Kryetari i parlamentit sllovak, Andrej Danko ka thënë se vendi i tij mbështet Serbinë në çështjen e Kosovës dhe se qëndrimi i këtij vendi nuk do të ndryshojë.
Ai gjatë vizitë në Beograd ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Nëse dikush së shpejti duhet të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian (BE), ju jeni, vëllezër serb. Jeta në Bashkimin Evropian nuk është e lehtë, por Bashkimi Evropian është e vetmja alternativë”, tha Danko pas një takimi që pati me homologen e tij serbe, Maja Gojkoviq, transmeton Klan Kosova.
Etiketa: Andrej Danko, Beograd, Kosova, Sllovakia