Smaka: Presidenti mandaton Kurtin, nëse i siguron 61 vota dhe nëse dështon Haradinaj


E enjte, 15 Qershor 2017

Ky është shpjegimi që jep njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, e cila ndër të tjera thotë se mbetet në diskrecionin e Presidentit që t’i jap mandatin për formimin e qeverisë, partisë apo koalicionit të dytë nëse partia fituese nuk arrin ta formojë qeverinë.

Smaka në një prononcim për lajmi.net thotë, se në bazë të realiteti politikë dhe për të shmangur zgjedhjet do t’i jepte mandatin partisë së dytë.

“Në qofte se do të dështonte formacioni polikë i parë,atëherë formacioni politikë i dytë nëse do të argumentonte se do të ketë së paku 61 vota Presidenti sipas diskrecionit, i cili e aludon realitetin politikë që  të shkohet në zgjedhje a po jo. Supozoj se Presidenti do t’ia jepte mandatin Vetëvendosjes nëse do të dëshmonte se ka 61 vota. Presidenti në konformitet me rrethanat politike aktuale e vlerëson që t’ia jap mandatin ose jo”, ka thënë Smaka.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit, asnjë nga partitë politike nuk siguruar numrin e mjaftueshëm për të formuar qeverinë.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar 33.92 përqind, Lëvizja Vetëvendosje 27.16 për qind, LDK-AKR 25.79 për qind.

Pas këtyre rezultateve analistët kanë parashikuar krizë institucionale të ngjashëm më atë të vitit 2014.

Etiketa: , , , ,

Leave a Reply

Të fundit