E enjte, 29 Maj 2014
Washington – Spiuni i vetëshpallur dhe publikuesi i dokumenteve sekrete të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Eduard Snouden, i cili është në arrati, thotë se dëshiron të kthehet në Shtetet e Bashkuara.
Në intervistën e tij të parë për një kanal televiziv amerikan, Snouden dje i tha gazetarit të rrjetit televiziv NBC, Brajan Uiliams se ai e sheh veten si një patriot, por se ai do t’i kërkojë Rusisë t’i zgjasë azilin deri atëherë kur ai të jetë në gjendje të kthehet në Shtetet e Bashkuara.
Ai dëshiron ta mbrojë veten kundër akuzave të administratës se Presidentit Obama se ai është një tradhtar i cili ka rrezikuar jetën e njerëzve duke zbuluar hollësitë e një programi përgjimi të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.
I pyetur në se ai do arrinte një marrëveshje për t’u kthyer, Snouden tha se së pari ai do që të “sigurohet që këto programe janë reformuar”, dhe se familja dhe vendi që ai la të përfitojë nga veprimet e tij.
SHBA-ja kanë ngritur akuza për vjedhje dhe spiunazh ndaj Eduard Snoudenit, pasi ai publikoi hollësi të programeve sekrete të përgjimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, duke përfshirë mbledhjen e tabulateve dhe të dhënave të internetit të qytetarëve amerikanë./zhurnal/
Etiketa: SHBA, Snowden