Snowden: ISIL është produkt i SHBA-së, Anglisë dhe Izraelit


E hënë, 29 Qershor 2015

SHBA-ja vazhdon të heshtë ndaj deklaratave të ish-agjentit të saj, Edward Snowden, i cili ka thënë se lideri i ISIL (Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit), al-Bagdadi, e kanë stërvitur CIA, MOSSAD-i dhe MI6-a dhe se prapa kësaj organizate terroriste qëndron Amerika, Anglia dhe Izraeli.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë reaguar qoftë edhe me fjalë lidhur me deklaratën që ka bërë ish-agjenti i CIA-s, Snowden.

I strehuar në Rusi, vend të cilit i ka dhënë edhe informacione sekrete, Snowden kishte bërë të ditur se prapa organizatës terroriste ISIL qëndrojnë shërbimet sekrete të SHBA-së, Anglisë dhe Izraelit.

Sipas Snowden-it, deklaratat e të cilit nuk janë përgënjeshtuar akoma, të gjitha grupet e rajonit që janë kundër izraelit janë vënë të luftojnë me njëri-tjetrin. ISIL po ndërton në rajon sigurinë e Izraelit. Përmes ISIL-it formësohen 3 vende të rajonit. /BalkanWeb/

Etiketa:
Të fundit