E premte, 29 Prill 2016
Organizohet sot konferenca informuese me komunat e rajonit të Prishtinës, “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE dhe zbatimi i saj”.
Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon sot konferencën informuese me komunat e rajonit të Prishtinës, “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE dhe zbatimi i saj”.
Kjo konferencë mbahet në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 10:00.
Ndryshe, më 27 tetor 2015, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, kanë nënshkruar sot në Strasburg, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kurse, hyri në fuqi më 1 prill 2016.
Etiketa: Bashkimi Europian, Kosova