E hënë, 21 Dhjetor 2020
PRISHTINË – Megjithëse u njoftua se pagesat e 10 përqindëshit do të bëhen nga 23 dhjetori, Fondi Pensional i Kosovës bëri të ditur se nga sot fillon ekzekutimi i pagesave për 10 përqindëshin për aplikimet e realizuara më datë 11 dhjetor, ndërsa të martën më 22 dhjetor, do të ekzekutohen pagesat për aplikimet e realizuara prej 12 deri 17 dhjetor 2020.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se më 11 dhjetor kanë aplikuar 219,729 kontribuues dhe për ta do të shpaguhen rreth 112.2 milionë euro, ndërsa shuma totale e aplikimeve në 7-ditëshin e parë, prej 170.5 milionë euro, është e përbërë nga: kontributet në masën 137.7 milionë euro dhe fitimet nga investimet në vlerë 32.8 milionë euro.
Etiketa: Fondi Pensional i Kosovës, Kosovë, Trusti