Sot mbahet seanca e rregullt e kuvendit


E enjte, 28 Prill 2016

Deputetët e Kuvendit pas një pauze të shkurtër nga seancat javore, rikthehen sot me 14 pika të rendit të ditës.

Prej tyre janë pesë pika që përfshijnë votimet për zgjedhjet e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së, zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit.

Ndërkohë do të shqyrtohen në forma të ndryshme rreth 3 projektligje dhe tre raporte të Komisioneve.

Kjo është renditja e plotë e rendit të ditës për seancën e Kuvendit, datë;28 prill:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e

kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer,

7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

8. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,

9. Zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës,

11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,

12. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e

zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me

vepër penale,

13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini

dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-03 2 për Arsimin

Parauniversitar në Republikën e Kosovës,

14. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014.

Etiketa: ,
Të fundit