E enjte, 30 Korrik 2015
Prishtine – Kuvendi i Kosovës sot zhvillon seancë të rregullt, por në rend të ditës as këtë herë nuk e ka amendamentin kushtetues, që do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale aq të debatuar brenda e jashtë vendit.
Ajo si rëndomë do të nisë me pikët Deklarime jashtë rendit të ditës dhe Pyetje parlamentare, e pastaj do të vazhdojë me interpelancën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Ndërkohë deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore, pastaj do të bëjnë zgjedhjen e pesë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.