E hënë, 7 Shtator 2020
BRUKSEL – Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të takohen sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel.
Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë rregullimet e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave.
Takimi i nivelit të lartë i dialogut Kosovë-Serbi është planifikuar të fillojë në ora 10:00.
Etiketa: Aktuale, Bashkimi Europian, Dialogu, Kosova, Serbia