Sot ose nesër do të mësohet data e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi


E enjte, 7 Qershor 2018

Beograd – Sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka deklaruar se beson që data e re e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të dihet sot ose nesër, raportojnë mediat serbe.

“Në këtë moment është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu. Jam i bindur që sot apo nesër do të mësojnë datën e takimit në Bruksel”, ka shtuar Selakoviq, transmeton Telegrafi.

I pyetur se kur do të mbahet takimi mes serbëve të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleskandar Vuçiq, ai ka thënë: “do të informoheni me kohë”.

Etiketa: , ,
Të fundit