Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri


E mërkurë, 7 Qershor 2023

PRISHTINË – Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë më parë ka thënë se presin që më së largu sot (e mërkurë) që të këtë një marrëveshje për qetësim të situatës në veri.

Ai gjatë takimit me gazetarë përmendi edhe tri kushtet që i kanë paraqitur kryeministrit Kurti, e që janë: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog me Serbinë.

“Duhet të ndodhin hapa tani, dhe ne duhet të shohim se kemi pajtim në këtë aspekt sot e nesër, sepse të premten unë dhe Miroslav Lajcak duhet të raportojmë para eprorëve tanë nëse takimi ynë ishte i suksesshëm apo jo”, u shpreh ai.

Zyrtari i lartë amerikan kishte thënë se pavarësisht se SHBA-ja qëndron pas Kosovës, moskoordinimi me ta për çështjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri, do të ketë pasoja për Prishtinën.

Escobar tutje ka thënë se raporti mes Kosovës dhe SHBA-ve nuk do të ndryshoj pavarësisht rrethanave të krijuara.

Etiketa: , , , ,
Të fundit