Sot përmbyllen negociatat për MSA-në


E premte, 2 Maj 2014

Sot përmbyllen negociatat e Kosovës me Bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, i ka thënë RTK-së se me këtë po përmbyllet një kapitull i rëndësishëm me Bashkimin Evropian.

Nikaj ka thënë se në kuadër të Marrëveshjes, Kosova ka siguruar preferencën që në procesin e prokurimit, përparësi t’u jepet produkteve vendore.

E takimi i tretë dhe i fundit i Kryenegociatorëve në kuadër të këtij negocimi do të mbahet sot në ndërtesën kryesore të Qeverisë, e cila gjendet në sheshin Skënderbeu. Ngjarja do të ndodhë në orën 09:30.

Etiketa: ,
Të fundit