Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sot përmbyllet fushata zgjedhore – të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve

Prizren Post | 10:35 - 12.11.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRIZREN – Kandidatët të cilët janë në garë për kryetar të komunave, sot kanë ditën e fundit që të takojnë qytetarët e të shpalosin programet e tyre. Fushata zgjedhore sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte pesë ditë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën, Podujevën, Drenasin, Kaçanikun, Istogun, Dragashin, Fushë Kosovën, Obiliqin, Klinën, Kamenicën, Rahovecin, Junikun, Vitinë, Malishevën, Vushtrrinë, Shtimen, Kllokotin dhe Mamushën.

Ndërsa, të drejtë vote kanë 1,260,571 qytetarë, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477.


Etiketa:

Bëni një koment