Sot, protestë kundër heshjes së institucioneve ndaj ngjarjes në Radishan


E premte, 16 Maj 2014

Shkup – IGFM në bashkëpunim me organizatat studentore, sot ka paraparë një protestë për të shprehur revoltën ndaj heshtjes së institucioneve shtetërore, lidhur me sulmet që po bëhen ndaj familjes Zeqiri në Radishan.

Protestën e paralajmëruar për sot në ora 13:30 para sheshit të Skenderbeut në Shkup, e mbështesin fuqishëm OVL – UÇK dhe LDSHM, të cilët i japin përkrahje maksimale organizatorëve.

Kreu i OVL – UÇK, Besim Hoda ka thënë se ata e mbështesin çdo protestë paqësore, që është në interes të shqiptarëve. Protestën e sotme e ka përkrahur edhe Parlamenti Studentor i USHT-së në Shkup.

“Unë si kryetar dhe parlamenti studentor i USHT-së Shkup kemi vendosur të përkrahim Forumin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IGFM) për protestën e organizuar Qëllimi ynë është të shprehim revoltën ndaj heshtjes së institucioneve shtetërore, lidhur me sulmet që po bëhen ndaj familjes Zeqiri në Radishan. Ne nesër do të mbajm protestën që të solidarizohem bashk me ta dhe do të jemi përkrahë kësaj familje deri në zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Bejtullah Bushi kryetar i parlamentit studentor- Shkup.

Protesta është paraparë të fillojë te sheshi Skënderbeu, prej ku turma e protestuesve do të lëvizë në drejtim të qeverisë, kurse do të përfundojë para Parlamentit.

Protesta do të jetë paqësore dhe organizohet bashkë me studentët dhe me disa organizata tjera joqeveritare.

Idriz Sinani kryetar i IGMF-së ka apeluar te shqiptarët nga gjitha qytetet e Maqedonisë të përkrahin këtë protestë në numër sa më të madh, sepse vetëm në atë mënyrë do të tregojmë se jemi të aftë t’i dalim zot vetvetes./zhurnal/

Etiketa: , ,
Të fundit