Sot shpallet aktgjykimi ndaj ministrit Valdrin Lluka


E hënë, 23 Korrik 2018

Prishtinë – Sot duke filluar nga ora 13:00, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të mësojë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për aktakuzën që e ngarkon për konflikt të interesit.

Në këtë proces gjyqësor akuzohet edhe Eliana Naka për të njëjtën vepër penale.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me këtë proces ndërsa raportimet mund t’i gjeni në këtë link.

Sipas aktakuzës, tani ministri Lluka në cilësinë e zyrtarit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë më 23 maj 2014, ka vepruar në kundërshtim me ligjin, ashtu që ka kërkuar që të fillojnë procedurat për zotimin e mjeteve prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakova Innovation Center”, në të cilën OJQ, ka qenë themeluesi dhe njëkohësisht ka pasur edhe pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Promovimin e Investimeve.

Për konflikt të interesit në këtë rast akuzohet edhe Eliana Naka e cila sipas aktakuzës, si sekretare e përgjithshme e MTI-së më 2 qershor 2014 duke vepruar në kundërshtim me ligjin, ka marrë vendim që mjetet financiare në vlerë të përgjithshme prej 20 mijë eurove të ndahen në mbështetje të OJQ-së në të cilën ka qenë drejtoreshë e bordi

Në dhjetor të vitit të kaluar, Ministrit Lluka ishte deklaruar i pafajshëm në aktakuzën e Prokurorisë.

Etiketa: , ,
Të fundit