E hënë, 30 Tetor 2023
PRISHTINË – Zyra e Prokurorit të Specializuar, është duke kryer bastisje sot që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.
Cak i bastisjeve nga ZPS-ja kanë qenë shtëpitë e ish-këshilltareve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt. Ky i fundit në të kaluarën ka qenë edhe drejtor i AKI-së.
ZPS-ja ka konfirmuar për Telegrafin kryerjen e këtyre bastisjeve, derisa nuk është që ka shpalosur detaje të tjera.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.
Kujtojmë se muaj më parë Gjykata Speciale kishte bastisur edhe banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj./Telegrafi
Etiketa: Aktuale, Bastisje, Policia, Zyra e Prokurorit të Specializuar