Specialja merr vëmendjen e drejtorit të Human Rights Watch


E diel, 28 Qershor 2015

huma

Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, i ka kushtuar një postim në Twitter, mosvotimit të amendamentit për ndryshimin e kushtetutës që do t’i hapte rrugë formimit të Gjykatës Speciale

Ai ka thënë se Kosova ishte e lumtur kur u shpëtua nga krimet serbe të luftës së viteve ’90, por tani po e bllokon Gjykatën Speciale për krimet e veta, transmeton express.
Roth, këtij postimi ia ka bashkëngjitur edhe një artikull të së përditshmes The NEW YORK TIMES, e cila shkruan se parlamenti i Kosovës ka votuar kundër Gjykatës Speciale.
Pas votimit kundër amandamentimit të neneve të kushtetutës të cilat do t’i hapnin rrugë formimit të Gjykatës Speciale për krime lufte shumë organizata ndërkombëtare dhe shtete që e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, u shprehën të pakënaqura për vendimin e Kuvendit.

Të fundit