E diel, 18 Janar 2015
New York – Spikeri në televizionin amerikan CNN, Jim Clancy, i cili në lidhje me sulmin terrorist ndaj personelit të redaksisë të gazetës franceze “Charlie Hebdo”, në rrjetin social Twitter ka shkruar kundër Izraelit, ka dhënë dorëheqje, duke u larguar nga televizioni, raporton Anadolu Agency (AA).
Clancy, i cili është në lidhje me sulmin terrorist ndaj revistës “Charlie Hebdo” në Paris, tha se për këtë pjesërisht është fajtorë edhe Izraeli, ai u largua nga CNN, pas 34 viteve të punës në këtë televizion. ”Këto karikatura kurrsesi nuk përqeshin profetin. Ato përqeshin përpjekjet e masave që duan ti ndryshojnë fjalët e tij. Të jeni të kujdesshëm”, shkroi Clancy në profilin e tij në Twitter.
Në “tweet” tjetër Clancy tha se për sulmin pjesërisht është përgjegjëse edhe propaganda izraelite. Clancy pas kësaj bllokoi profilin e tij në Twitter, ndërsa në deklaratën në lidhje me dorëheqjen e tij nga CNN, nuk dha sqarime nëse kjo kishte të bëjë me mesazhet aktuale të postuara në rrjetin social.
“Jim Clancy nuk është më në CNN. Ne i dëshirojmë gjitha të mirat dhe e falënderojmë për shërbimin e jashtëzakonshëm gjatë periudhës prej më shumë se 30 vjet”, thuhet nga CNN. Ndërkohë, Clancy në televizionin CNN ndiqte ngjarjet më të rëndësishme në dekadat e fundit, ndër të tjera edhe gjenocidin në Ruanda, luftën e Gjirit si dhe rrëzimin e murit të Berlinit. Në CNN udhëhiqte emisionin “The Brief”.
Etiketa: Charlie Hebdo, cnn, Jim Clancy