Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Srpska përcaktuese e koalicionit të ardhshëm në Kosovë

Prizren Post | 10:37 - 01.10.2014

Prishtinë – Tejkalimi eventual i nyjës së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nuk do të zgjidhte përfundimisht edhe krizën politike në vend. Sfida tjetër me të cilën do të duhej të ballafaqohet kryeministri dhe koalicioni i ardhshëm qeverisës është përfshirja e Listës Serbe në qeverinë e re.

Burime diplomatike i kanë thënë gazetës “Tribuna” se janë pesë parime mbi të cilat institucionet e Kosovës duhet të formohen. Tri prej tyre kanë të bëjnë me vet aktin e themelimit, kurse dy parime tjera me politikat qeverisëse. Fillimisht, kërkohet që kryetari i Kuvendit të zgjidhet konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, së dyti, që presidentja të nominojë mandatarin e qeverisë në të dyja rastet vetëm duke u mbështetur në aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese dhe së treti që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë gjithëpërfshirës, që nënkupton që pjesë e tij të jetë edhe “Srpska”, njofton gazeta Tribuna.


Arivisti Company