Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Stamboll, hapet panoja e madhe në Taksim me emrat e dëshmorëve anti-puçistë

Prizren Post | 16:55 - 20.07.2016

Stamboll – Në ndërtesën e Qendrës Kulturore Ataturk në sheshin qendrorë të Stambollit Taksim, është vendosur një pano e madhe me mesazh ku dënohet tentimi i grushtit të shtetit, i cili në orët e vona të së premtes u krye nga një pjesë e vogël brenda ushtrisë turke që ishin besnik ndaj organizatës terroriste Fetullahci/ struktura paralele shtetërore (FETO/PDY), raporton Anadolu Agency (AA).

Para ndërtesës janë vendosur dy posterë të mëdhenj me fotografinë e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, kurse në pllakat janë shkruar mesazhet: “Me ndihmën e Zotit, flamuri i demokracisë do të valëvitet në qiell” dhe “Këta janë bijtë trima të popullit të lavdishëm”.

Paralelisht me këtë, në sheshin Taksim është vendosur edhe një pankartë e madhe në të cilën janë shkruar emrat e të gjithë dëshmorëve që humbën jetën duke kundërshtuar puçistët në Stamboll.

“Ne dhamë dëshmorë që të mund të jetojmë me liri dhe dinjitet në një shtet demokratik. Sot dhe në të ardhmen u jemi borxh këtij qëndrimi heroik të popullit tonë dhe dëshmorëve tanë. Të gjithë jemi krenarë si pjesëtarë të këtij kombi të lavdishëm. Jemi krenar me dëshmorët tanë dhe zemrat tona gjithmonë do të rrahin për ta. Të rrojë populli dhe atdheu”, thuhet në tekstin përkrah emrave të shkruar të të vrarëve në luftën kundër puçistëve.

Vendosja e panosë u ndoq me ovacione dhe përshëndetje të mijëra qytetarëve turq të cilët tashmë në ditën e gjashtë po qëndrojnë në sheshin Taksim nën moton “Kujdestari për demokracinë”, të cilët mbështesin qeverinë e ligjshme dhe legjitime në luftën kundër tradhtarëve të kombit dhe shtetit.


Arivisti Company