E mërkurë, 26 Gusht 2015
Stamboll – Ismail Yanarates, inxhinier pyjesh nga Stambolli, ka kultivuar shalqi në formën e një zemre, shkruan Anadolu Agency.
Në një intervistë me gazetarin e AA Yanarates tha se për të prodhuar shalqirin në një kubik zemre ka udhëtuar shumë jashtë vendit, dhe se kjo ndërmarrje ka pasur mbështetjen e një ekip profesional.
Yanarates shtoi se shalqiri në formën e një zemre dhe kubi janë prodhuar për tregun e brendshëm turk, por ai mund të jetë i pranishëm edhe në Rusi, Evropë dhe vendet e Gjirit.
“Tani për tani, ne kemi rritur një numër të kufizuar shalqiri dhe ata do të jenë të pranishëm vetëm në tregun e brendshëm. Shalqiri në formë të zemrës në veçanti mund të përdoret si një dhuratë, dhe në sektorin e turizmit, gjithashtu, do të dekorojnë edhe dritaret. Njerëzit që marrin një buqetë me lule për të shprehur dashurinë tani do të kenë mundësinë të dhurojnë edhe një shalqi në formën e zemrës”, ka thënë Yanarates.
Ai shtoi se ai dhe ekipi i tij po punon edhe për rritjen e një limoni dhe kastraveci në formën e një zemre, dhe vuri në dukje se më herët në Turqi nuk është kultivuar frut në forma të ndryshme./AA/