E diel, 10 Nëntor 2013 
Beograd, 10 nëntor – Kryetari i i Trupit koordinues për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, Zoran Stankoviq ka deklaruar sot për mediat serbe se tekstet më fshatin Raincë të Preshevës janë konfiskuar ligjshëm për shkak se është tentuar të bëhet kontrabandë me to.
“Duke sheshazi në vepër tentimi për të manipuluar dhe për t’i transmetuar këto informata në mënyrën për ta shqetësuar opinionin dhe për të arsyetuar sjelljen e jashtëligjshme”, ka thënë Stankoviq për agjencinë Beta.
Në deklaratën me shkrim theksohet se dikush ka tentuar që t’i kontrabandojë mbi 6.000 tekste në gjuhën shqipe dhe t’ua ndaj fëmijëve nga klasa e parë deri në të katërtën të shkollës fillore. Këto libra janë konfiskuar sepse është shkelur ligji, ndërkohë që nuk ka ekzistuar kurrfarë dokumenti përcjellës.
“Organet kompetente shtetërore kanë kryer punën e tyre në pajtim me ligjin dhe nuk kanë ushtruar ‘orturë”, siç kanë transmetuar disa medija. Është e vërtet që policia dhe inspektorët për kriminalitet ekonomik nga Vranja dhe Presheva kanë kryer punë hetimore sipas urdhërit të zëvendësprokurorit i cili ka kërkuar hapjen e procedurës të vërtetimit të fakteve të ndërlidhura me sjelljen ilegale të teksteve”, ka shtuar Stankoviq.
Ai ka thënë se në vend të ngjarjes është dëshmuar se me rastin e sjelljes së teksteve nuk ekziston asnjë dokument përcjellës si dhe nuk ka emër të personit se kujt iu kanë dedikuar tekstet.
“Po kështu, inspektorët policorë, në asnjë mënyrë nuk janë marrë me përmbajtjen e teksteve”, ka theksuar Stankoviq.
Stankoviq ka sqaruar se ekziston procedura ligjore me anë të së cilës lejohet, në bazë të propozimit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, dhe pas lejimit të Ministrisë së Arsimit,
Importimi legal dhe shfrytëzimi i teksteve në gjuhët e minoriteteve.
Në këtë mënyrë, sipas tij, Ministria e Arsimit të Serbisë ka lejuar 88 tekste dhe fletore të punës në gjuhën shqipe për filloristët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.
“Rreth ngjarjeve në Raincë dhe konfiskimit të teksteve, kemi njoftuar OSBE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare”, tha Stankoviq. koha
Etiketa: Kosova, Serbia, Shqiptarët