E hënë, 23 Tetor 2017 
Lidhja Demokratike e Kosovës shënoi suksesin më të madh. Kjo parti fitoi katër komuna pa balotazh – Pejën, Lipjanin, Vitnë dhe Fushë Kosovën, si dhe në 10 komuna tjera është në balotazhin që mbahet më 19 nëntor.
Partia Demokratike ka fituar vetëm Drenasin, ndërsa në balotazh shkon në 10 komuna tjera.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka fituar Junikun dhe Deçanin pa balotazh, e në rrethin e dytë të zgjedhjeve garon në gjashtë komuna tjera.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në rrethin e parë, ndërsa në balotazh shkon në gjashtë komuna.
Nisma për Kosovën është në balotazh në Malishevë.
Lista Srpska, ndërkaq, ka fituar tetë komuna në raundin e parë, vetëm në një komunë shkon në balotazh.
Alternativa do të shkojë në balotazh në Gjakovë me Mimoza Kusarin.
Në Han të Elezit dhe në Skenderaj kanë fituar kandidatët e pavarur.
Refki Suma vazhdon ta udhëheq Hanin e Elezit, ndërsa Bekim Jashari do të udhëheqë Skenderajn.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, Zgjedhjet Lokale 2017