Stevan Veselinoviqin nga Lista Serbe Emërohet Anëtar i KQZ-së


E martë, 10 Tetor 2017

Presidenti Hashim Thaçi sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinoviq, në cilësinë e përfaqësuesit të grupit parlamentar të Listës Serbe.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinoviq, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi./Kallxo.com/

Etiketa: , ,
Të fundit