Steven Gerrard do ta qethë Ukë Krasniqin


E premte, 25 Prill 2014

Tifozi shqiptar i Liverpoolit, Ukë Krasniqi, që mori famë si tifozi që nuk ka pranuar të qethet që 11 vjet shkaku i Liverpoolit, ka fituar një dhuratë të veçantë. ‘Channel 4’ i Anglisë është duke organizuar një qethje të veçantë për Ukën, nga askush tjetër pos kapiteni i ‘The Reds’, Steven Gerrard.

Tifozi i veçantë i Liverpoolit në Kosovë, Ukë Krasniqi, pritet ta shijoj ëndrrën e tij më 11 maj.

Uka, i cili në një intervistë dhënë ditë më parë, tregoi se ka 11 vjet që nuk i qeth flokët e tij shkaku i Liverpoolit, pritet ta ketë një befasi të veçantë.

Familjarët e Ukës kanë treguar se Channel 4 është duke provuar të organizojë një ngjarje të veçantë për tifozin kosovar, e cila do të përfshijë edhe hiq më pak se kapitenin e klubit nga ‘Anfield’, Steven Gerrard.

Do të jetë pikërisht Gerrard ai i cili pas 11 vjetësh do ta qeth tifozin kosovar, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve të ‘Channel 4’.

Ndryshe, Uka nuk ka pranuar të qethet që nga viti 2003, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëj vetëm kur Liverpooli të bëhet kampion në Premierligë. /Telegrafi/

Etiketa: , ,
Të fundit