E premte, 9 Gusht 2013
E gjithë shoqëria e njerëzimit po jeton në atë të ashtuquajturën “shoqëri moderne”, ku jeta priret të jetë gjithmonë e më shumë komode.Të gjithë ne kërkojmë në vazhdimësi të jemi të lumtur dhe të ngremë shtyllat e harmonisë brenda vetes dhe me njëri-tjetrin.
Njeriu shpenzon një pjesë të mirë të kohës së tij për t’u ndjerë i realizuar dhe për t’i dhënë një kuptim jetës së tij. E megjithatë, jo në të gjitha rastet ia del mbanë dhe kënaqësia e tij jetësore dëmtohet. Një psikolog i shquar ka thënë se përballimi i suksesshëm i stresit shpie në një përshtatje të suksesshme të njeriut me jetën.
Po çfarë është stresi?
Stresi është një kompleks, proces dinamik i marrëdhënies ndërmjet një personi dhe jetës së tij. Stresi është mënyra me të cilën ne reagojmë fizikisht, psikologjikisht dhe emocionalisht ndaj ndryshimeve të kushteve dhe mundësive të jetës, që vjen si rezultat i një tensioni apo ankthi të shkaktuar nga ngjarje irrituese specifike, kushtet e përgjithshme të jetës ose ndryshimet gjatë ciklit të jetës. Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj stresit. Aftësia sesi reagojmë ndaj tij ka të bëjë me strategjinë sesi ne e kuptojmë atë, eksperiencat tona paraardhëse me stresin, prejardhjen gjenetike, niveli ynë i suportit social dhe sesi e shikojmë këtë mbështetje sociale. Faktor madhor është aftësia se si e perceptojmë stresin dhe se si e kontrollojmë atë. Ajo çfarë është stresuese për një individ mund të mos jetë stresuese për një tjetër. Stresi e prek njeriun në dy forma akute (e menjëhershme ) dhe kronike ( e zgjatur ).
Në stresin akut, organizmi përgjigjet ndaj një rreziku të perceptuar. Trupi i njeriut reagon kimikisht duke shtuar rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjet çlirojnë një sasi energjie. Kjo është e njohur si përgjigje ndaj stresit
Në stresin kronik, përgjigjja e organizmit varet nga ashpërsia dhe kohëzgjatja e stresit dhe mënyra se si njeriu e përballon atë. Sistemi kardiovaskular, sistemi nervor, sistemi imun mund të preken. Stresi kronik ka një ndikim të madh në disa sëmundje, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe astmën.
Stresi gjithashtu shkakton humbjen e vëmendjes,vështirësitë në përqendrim, ankthin. Ai udhëheq drejt depresionit, problemeve në marrëdhëniet me njerëzit, performancë e dobët në shkollë dhe punë. Stresi kronik gjithashtu ndërhyn në uljen e aftësive të individëve për t’u zhvilluar dhe për t’u shprehur edhe duke ditur që një individ i caktuar në një fushë të caktuar, më përpara shkëlqente në atë fushë.
Një mënyrë për të vlerësuar stresin është dhe kryerja e disa pyetjeve vetvetes :
-Cilët faktorë ndikojnë në ciklin e jetës që mund të kontribuojnë në rritjen e stresit?
-Cilat probleme në punë, në familje dhe jetën personale shkaktojnë stres ?
-Koha që është dhënë në dispozicion, a është e mjaftueshme ?
-Kam ndonjë shenjë stresi?
-Si mund t’i mbuloj dhe t’i zhduk shenjat e stresit ?
-Stili im i jetës ndikon në aftësitë e mia për të ulur stresin ?
Vlen për t’u theksuar se pjesa më e madhe e veprimeve që shkaktojnë ankth dhe frikë mund të shkaktojë stres. Disa nga shenjat e stresit janë:
-Zemërim
-Vetëvlerësim i ulët
-Dhimbje koke dhe stomaku
-Rebelim
-Pagjumësi
-Anoreksi
-Pakënaqësi ndaj botës
Si eliminohet stresi?
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës dhe mund të jetë pozitiv ose negativ. Stresi përjetohet në mënyra të ndryshme dhe është në varësi të perceptimit, si shihet një situatë dhe sa stres shkakton ajo
Gjithashtu, njeriu duhet të vlerësojë sasinë e stresit në jetën e tij, asnjë specialist nuk mund ta bëjë këtë më mirë sesa vetë individi
Një nga hapat e parë që ndërmerret për të eliminuar stresin është të mësuarit për të menaxhuar atë. Individi duhet të gjejë strategjinë që atij i përshtatet dhe i duket më e mirë..Përdorimi i strategjive në mënyrë të vazhdueshme është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Ato përfshijnë :
Aktivitetet fizike -Aktiviteti fizik mund të reduktojë stresin dhe të rrisë përgjigjen ndaj stresit, siç mund të jenë të ecurit, të vrapuarit, dhënia e biçikletës etj.
Të shkruarit – Të shkruarit e ngjarjeve dhe rrethanave stresuese mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit .Të shkruarit për 10 ose 15 min për ngjarjet stresuese të ditës dhe sesi ndiheni, ndihmon për të larguar stresin.
Biseda me miqtë apo të afërmit mbi atë çfarë ndjeni – Shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja në biseda, në aspektin pozitiv të ngjarjes së ndodhur.
Qeshni dhe qani – Të qeshurit dhe të qarët janë mënyra natyrale për të larguar dhe lehtësuar stresin dhe tensionin.
Gjeni një aktivitet që ju sjell kënaqësi – Një aktivitet kuptimplotë ndihmon për të larguar stresin.
Relaksimi i trupit
Ushtrimet e frymëmarrjes – frymëmarrja dhe frymënxjerrja e thellë e ndihmon largimin e stresit.
Relaksimi progresiv i muskujve – ul tensionin e muskujve duke relaksuar grupe të ndryshme muskujsh.
Masazhet – siç janë masazhet e qafës dhe shpatullave
Joga – e cila është një formë ushtrimi dhe meditimi, kërkon instruksione të veçanta nga profesionet.
Shmangni stresin e panevojshëm
Për të shmangur stresin e panevojshëm, është e nevojshme të gjeni mënyra për të ulur apo shmangur incidentet stresuese që rrisin reagimin negative të organizmit.
Menaxhimi i kohës – I lejon individit administrimin më të mirë të mundshëm për vetë shoqërinë dhe familjen, duke rritur cilësinë dhe produktivitetin. Kjo mund të arrihet duke kursyer kohën. Përqendrohuni dhe skedoni kohën tuaj dhe si e shpenzoni atë.
Ndërtimi i strategjive të shëndetshëm të shëndetit – Kjo është tërësisht individuale. Individi duke njohur streset e përditshme, ndërton strategji për t’i eliminuar ato dhe për të shndërruar faktorët negativë në pozitivë .
Mbështetje sociale – është një faktor madhor në mënyrën sesi individi e përjeton stresin. Mbështetja sociale që merret nga komuniteti, miqësia apo familja është një faktor pozitiv, qoftë në perceptimin apo përballimin e stresit.
Nëse stresi nuk përballohet dot nga individi, është e nevojshme që individi të konsultohet me një terapist ose specialist.
Zoti kënaqet me bariun, i cili thërret ezanin për namaz dhe falet në majë të bjeshkës. Pastaj All-llahu thotë:
“Shiheni robin Tim i cili thërret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unë ia kam falë këtij robi mëkatet e tij dhe e kam pranuar në Xhennet.”
Autor: Eroll Velija