Studentët kosovarë që studiojnë në Arabinë Saudite prezantojnë Kosovën dhe vlerat e saj


E diel, 31 Janar 2016

ar1

Kasim, Arabia Saudite – Në ambientet e Universitetit të Kasimit në provincën e Kasimit të Arabisë Saudite, nën patronatin e Drejtorit gjeneral të Universitetit dr.Khaid El Hamudi, u mbajt festivali “Trashëgimia e Popujve”. Në këtë manifestim morrën pjesë më shumë se 15 shtete të cilët kanë studentë që studiojnë në këtë Universitet.


Edhe Kosova ishte pjesë e këtij organizimi, ku u prezantua shteti i Kosovës në mënyrën më të mirë, veshja tradicionale, ushqimi traditicional, natyra e Kosovës etj. Ky manifestim do të zgjasë tre ditë.

Vlenë të ceket se në këtë Universitet studiojnë edhe student nga Republika e Kosovës. Studimet e tyre janë në këto degë: Jurisprudenca Islame, Gjuha Arabe, Gjuha Angleze, Shkencat Kompjuterike, Ekonomi, Inxhinieri etj.

947356_673944829412210_597779228630582345_n

12647559_673944839412209_4335701020334740205_n

12650957_673944832745543_7792397354252146554_n

12670137_673963142743712_21057103900769821_n

ar5

ar6

ar7

ar8

ar9

ar10

ar11

ar12

Të fundit