Studiuesi japonez i çështjes shqiptare Toshiki Kanamori në Kosovë


E martë, 25 Qershor 2013

Prishtinë, 25 qershor – Zëvendëskryeministrja e Republikës se Kosovës Edita Tahiri ka pritur studiuesin e çështjes shqiptare nga Japonia Toshiki Kanamori i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë studimore.

Tahiri e falënderoi Kanamorin për mbështetjen që i ka dhanë popullit të Kosovës për lirinë dhe pavarësi, duke i mbajtur të informuar gjithë opinionin publik dhe qarqet akademike në Japoni për çështjen shqiptare dhe veçmas për çështjen e Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit midis botës akademike të Kosovës dhe asaj të Japonisë ku Kanamori u shpreh i gatshëm për nxitjen e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Të fundit