E enjte, 19 Mars 2015
Barcelonë – Luis Suarez e pret me padurim “El Clasicon”.
Sulmuesi uruguaian ka debutuar në fanellën e Barcelonës pikërisht në derbin kundër Real Madridit në tetor të vitit të kaluar, kur Reali fitoi 3:1. “Këto ndeshje janë të vështira të krahasohen me çdo gjë tjetër. El Clasico thjesht është një dimension tjetër”, ka theksuar Suarez. “Nuk ka shumë filozofi këtu, të gjithë e dimë se çfarë sjellë kjo ndeshje. Është një betejë e cila do të thotë shumë për moralin dhe vetëbesimin e skuadrës”, ka sqaruar Suarez.
Etiketa: Barcelona, Luis Suarez