E diel, 1 Janar 2017
Stamboll – Një sulm terrorist ka ndodhur në një klub nate në lagjen Ortaköy të Stambollit, raporton Anadolu Agency.
Një person ende i paidentifikuar i cili ka ardhur në klubin e natës në Ortaköy, ka hapur zjarr me armë.
Prefekti i Stambollit Vasip Şahin, ka njoftuar se në sulmin e armatosur në një klub nate në rajonin Ortaköy 39 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur.
Prefekti Şahin ka thënë gjithashtu se të plagosurit ndodhen nën kujdesin mjekësor në spitalet e qytetit.
Etiketa: Stamboll, sulm terrorist, Turqi