Sulm vetëvrasës me bombë në Stamboll


E martë, 6 Janar 2015

istanbul

Stamboll – Një femër ka hedhur veten në erë gjatë një sulmi vetëvrasës në një stacion policie në Stamboll, duke plagosur dy policë.

Ajo goditi një stacion policie në një qendër turistike të Sultanahmet. Guvernatori Vasip Sahin foli për televizionin turk, se gruaja kishte folur anglisht me “një theks të trashë”, por kombësia dhe identiteti i saj ende mbeten të panjohura.

Sulmi ndodhi në qendrën turistike, që përfshin Xhaminë e Kaltër dhe katedralen e lashtë bizantine Hagia Sophia. Policia ka thënë se gruaja ka shpërthyer eksplozivët e saj jashtë postbllokut, pasi është ndaluar nga rojet.

Të fundit