Sulmet izraelite vazhdojnë në Rripin e Gazës


E shtunë, 14 Qershor 2025



Ndërkohë që Izraeli ka ndërmarrë sulme edhe ndaj Iranit, ai ka vijuar ofensivën e tij ushtarake ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve më të fundit nga enklava e rrethuar:

  • Ministria e Shëndetësisë në Gaza raporton se 90 persona janë vrarë dhe 605 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite gjatë 48 orëve të fundit.
  • Mjekët në spitalet Al-Awda dhe Al-Aqsa thanë për Al Jazeera se të paktën 15 persona u vranë teksa përpiqeshin të afroheshin pranë një pike ndihmash humanitare të Fondacionit GHF, pranë Korridorit Netzarim.
  • Katër persona të tjerë humbën jetën nga një sulm ajror izraelit që goditi tendat e të zhvendosurve në përëndim të qytetit të Gazës, pranë hotelit Al-Mashtal.

Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet, mes bombardimeve të vazhdueshme dhe mungesës së ndihmave jetike. /mesazhi







Të fundit
21:52
Atdheu