Suspendohet zyrtari i Shërbimit Sprovues të Kosovës


E hënë, 22 Korrik 2013

Prishtinë, 22 korrik – Pas marrjes së konfirmimit nga Prokuroria përkatëse që Zyrtari i Shërbimit Sprovues të Kosovës – Regjioni i Prishtinës, B.B. dyshohet që ka keqpërdorur pozitën zyrtare (në komunikatën e MD-së nuk saktësohet se për çfarë keqpërdorimi bëhet fjalë), Ministria e Drejtësisë menjëherë ka marrë vendim për suspendimin e tij nga puna.

Ministria e Drejtësisë fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të raportojnë në organet kompetente rastet eventual të keqpërdorimit të pozitës zyrtarë nga cili do i punësuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Etiketa:
Të fundit