Syneti masive në Podujevë: Brenda dite, 200 fëmijë!


E shtunë, 25 Korrik 2015

Podujeva-Ilustrim-650x358

Për pesë ditë rresht pritet që synetisë t’i nënshtrohen qindra fëmijë në një qendër të mjekësisë familjare në Podujevë.
Të hënën aty do të vijnë gjashtë kirurgë nga Turqia, që do të ofrojnë cirkumcizionin falas për djemtë e vegjël të Podujevës.

Organizatorët, që janë Drejtoria e Shëndetësisë dhe Këshilli i Bashkësisë Islame, presin që brenda një dite të kryejnë deri në 200 syneti.

Ky aksion nuk do t’i kushtojë asgjë Komunës së Podujevës, pasi kirurgët që vijnë nga Turqia nuk kanë kërkuar para.

Krejt synetit pritet të bëhen në qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë me asistimin e stafit të kësaj qendre.

Të fundit