Szunyog: Investimi 9 milionësh në fakultetin e Shkencave Matematikore dhe Natyrore tregon përkushtimin tonë


E enjte, 23 Shkurt 2023

PRISHTINË – Këtë të enjte është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit të ndërtesës së re për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore të UP-së, projekt ky që u financuar nga BE-ja.

Në lidhje me këtë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se kjo nuk është vetëm një ndërtesë e re, por edhe përmirësim i shëndetit dhe mirëqenies së studentëve, të cilët sipas tij, do të përfitojnë edhe brezat e ardhshëm.

“Ky projekt do t’i kontribuoj drejtpërdrejt rritjes së cilësisë në arsim dhe mbështet një shkallë më të lartë mësimin në bazë të hulumtimeve dhe mësimdhënies duke përfshirë ndërmarrësinë dhe aftësimet në të gjitha nivelet”.

“Ndërtimi i kësaj ndërtese të re për fakultetin është pjesë e agjendës së BE-së për punësim dhe aftësim, duke përfshirë edhe infrastrukturën që financohet nga BE-ja në Kosovë”, është shprehur Szunyog, njofton Klan Kosova.

Tutje, ai tha se për vite me radhë, BE-ja ka trajtuar problemin e infrastrukturës në Kosovë, veçanërisht në nivelin e arsimit.

“Arsimi cilësor është qendra e prioriteteve të BE-së në Kosovë, që është pasqyruar edhe në platformën tonë të politikave, agjendën e reformave ekonomike, si dhe marrëveshjet për Stabilizim – Asociim, por edhe asistencën financiare të BE-së në Kosovë”, është shprehur ai.

Më tej, ai tha se investimi prej 9 milionë euro për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e ndërtesës së re të fakultetit “tregon më së miri përkushtimin tonë”.

Etiketa: , ,
Të fundit