E martë, 1 Gusht 2017
Me këtë rast, Tadiç i është drejtuar Presidentit aktual Aleksandar Vuçiç që të mos e pengojë Kosovën drejt anëtarësimit të saj në OKB: “Një karrige për Kosovën në Kombet e Bashkuara, por pa njohje formale”, është shprehur Tadiç.
Me rastin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ish-presidenti i Serbisë ka këshilluar presidentin Aleksandar Vuçiç që t’i sigurojë asaj një vend në Kombet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë sugjeroi që të marrë përgjegjësinë për një hap të tillë.
“Kjo është ajo që unë mendoj në lidhje me të. Por përgjegjësia do të duhet për t’u marrë e mos pyesni opozitën për ta ndarë këtë përgjegjësi” tha Tadiç./Alo.rs/
Etiketa: Kosova, OKB, Serbia, tadiç