Tahiri e Gjuriq sot diskutojnë për dialogun KOSOVË-SERBI


E enjte, 3 Nëntor 2016

112009-mssunjlzfu

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot do të ulen në një tryezë për të folur për Dialogun e Brukselit, Kosovë – Serbi raporton RTK.

Tahiri e Gjuriq do të marrin pjesë në forumin që mban titullin “Dialogu dhe Praktikat më të mira – 2016. Paqe, Stabilitet dhe Prosperitet”.

Ky forum ndërkombëtar do të mbahet në Notre Dame University në Bejrut të Libanit.

Të fundit