E diel, 22 Janar 2017
Gjelbrim Taipi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën tek skuadra e re zvicerane, Schaffhausen.
Mesfushori shqiptar, arriti të jetë menjëherë pjesë e rëndësishme e skuadrës së njohur zvicerane në një takim miqësor.
Schaffhausen luajti ndeshje miqësore me YF Juventus Zurich ku shënuan fitore minimale 2-1.
Ishte pikërisht mesfushori nga Tërrnoci që arriti të shënoi golin e parë në ndeshje duke konfirmuar se klasi i tij nuk ka humbur.
Taipi iu bashkua Schaffhausenit ditë më parë ku ka arritur marrëveshje gjashtë mujore me këtë klub.
Në verë ish-anëtari i Kombëtares shqiptare U21 pritet të nënshkruajë kontratë me njërin nga klubet e elitës së futbollit zviceran. /Telegrafi/
Etiketa: gjelbrim taipi