E martë, 18 Shtator 2018
Pyongyang – Liderët e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut do të takohen në kryeqytetin e Koresë Veriore për të zhvilluar bisedimet në lidhje negociatat për de-nuklearizim.
Që nga fillimi i vitit Koreja e Veriut ka nisur një rrugëtim të papritur duke zhvilluar takime me liderë të Koresë së Jugut si dhe të SHBA-ve.
Megjithatë bisedimet me Uashingtonin deri më tani nuk kanë rezultuar me marrëveshje konkrete, ndonëse ka pasur pajtueshmëri në qëllime të përgjithshme.
Koreja e Jugut ka ndërmarrë një rol kyç të ndërmjetësimit.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe bashkëshortja e tij Kim Jung-sook kanë arritur në Pyongyang mëngjesin e së martës, për një vizitë tre ditore.
Ata janë pritur nga Kim dhe bashkëshortja e tij, Ri Sol-ju.
Ky është takimi i tretë i Moon me Jong-un që nga samiti historik që u mbajt në prill të këtij viti.
Etiketa: Korea jugore, Korea Veriore