Takohen sërish Kurti e Abdixhiku, por pa ndonjë rezultat konkret


E shtunë, 29 Gusht 2026
Takohen sërish Kurti e Abdixhiku, por pa ndonjë rezultat konkret

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar edhe të shtunën në mbrëmje në ambientet e Kuvendit. Në takim ka qenë e pranishme edhe ish-presidentja Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit garoi në listën e LDK-së.

Pas takimit, Kurti u ka thënë shkurt gazetarëve se “kur të ketë rezultate, do të ketë lajme për ju”.

Të dy janë takuar tashmë disa herë në negociatat për formimin e institucioneve, ndërsa së fundmi takimet po mbahen vetëm në kuadër të gjetjes së një emri për president.

Herën e fundit, Kurti e Abdixhiku u takuan në mesjavë. Aty u tha se është diskutuar për emra konkretë, por u paralajmërua për takime të tjera.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit