E diel, 28 Janar 2024
SHKUP – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar për propozimin që Talat Xhaferi të emërohet kryeministër i qeverisë teknike me detyre për organizuar zgjedhjet kuvendare më 8 maj, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me 65 vota PËR, kundër 3 dhe 0 të përmbajtur, Talat Xhaferi është kryeministër i vendit.
Më herët Xhaferi tha “Qeverinë do ta udhëheq me përgjegjësi, duke përmbushur detyrimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit. Edhe pse është qeveri kalimtare që do të organizojë zgjedhjet, për mua një ditë apo 100 janë të njejta, dhe dua të ju sigurojë që përgjegjësia dhe institucionalizmi në udhëheqje do të jetë detyra ime. Unë do të vazhdojë programin e qeverisë së kaluar duke realizuar prioritetet e qytetarëve dhe të qeverisë. Për të ecur drejt rrugës së BE-së ne do të bëjmë hapat e duhura dhe të sigurta që i takon një shteti serioz. Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve. Puna e qeverisë sime do të kalojë edhe nëpërmjet sfidave që do të sigurojnë zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe Kushtetuese. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe zhvillimin e vendit, do të jetë obligim i imi. Bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të do të jetë gjithashtu prioritet për mua dhe qeverinë time.
Xhaferi gjithashtu ka folur edhe për administratën publike dhe zhvillimin e gjithë institucioneve tjera që janë detyrë e qeverisë.
Xhaferi do të udhëheq qeverinë për 100 ditët e ardhshme ku do të kryej detyra teknike në krye të pushtetit. Gjatë ditës kanë folur deputetë të pushtetit dhe opozitës.
Etiketa: Aktuale, Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi