Tavë kosi Elbasani


E diel, 28 Dhjetor 2014

tave kosi
Përbërësit: 500 gr mish qingji kofshë ose shpatull, 700 gr kos, 100 gr gjalpë, 3 vezë, 1 filxhan kafeje oriz, kripë dhe piper.

Për të gatuar këtë pjatë tradicionale, veprojmë në këtë mënyrë:

Fillimisht zieni mishin në ujë me kripë derisa të jetë i zier plotësisht dhe i butë. Kur të ketë zier, kullojeni dhe ruani lëngun e tij. Vendoseni në një tepsi (rekomandohet prej balte) dhe hidhni sipër disa copa gjalpë. Piqeni derisa të skuqet mirë sipërfaqja në furrën e nxehur me pare në 200 gradë.

Ndërkohë, në lengun e tij, hidhni orizin dhe vendoseni te zieje për rreth 10 minuta. Rrihni vezët, shtoni kosin, shtoni kripë dhe piper të zi dhe kur orizi të jetë gati shtojeni dhe atë bashkë me lëngun e mishit. Gjithsej reth 2-3 garuzhde. Shtoni edhe pjesën tjeter të gjalpit te mbetur dhe komplet salcën hidheni sipër mishit. Vendoseni përsëri në furrë për rreth 30 minuta. Shërbejeni të ngrohtë pasi tava e kosit të jetë mpiksur.

Të fundit